Kurti ka publikuar pikat e pakos emregjente të propozuar nga Qeveria

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka prezentuar sot para mediave pikat e pakos fiskale emergjente.

“Ne kemi vendosur për një pako fiskale emergjente që është dizajnuar për të arritur disa qëllime, ndihmë financiare për shtresat më të varfëri të shoqërisë, së dyti të ndihmojë bizneset, të stimulohet rritja e aktivitetit ekonomik, punonjësit e sektorëve esencial që janë të ekspozuar më së shumti, të stimulohet punësimi dhe formalizimi në sektorin privat, kjo pako ka si qëllim politikat afatgjatë për të stimuluar rimëkëmbjen e ekonomisë”, ka thënë Kurti derisa ka prezantuar pikat e pakos para mediave.

Pikat e pakos që ka prezantuar kryeministri në detyrë.

  1. Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale.
  2. Pagesa shtesë në 30 euro në muaj për të gjitha skemat sociale dhe pensionale.
  3. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi, mbulimi i shpenzimeve për pagat e punonjësve, subvencioni i qirasë deri në 50 përqind dhe kontributet pensionale.
  4. Sigurimi i huadhënies pa interes, kthimi bëhet deri në fund t ëvitit.
  5. Sigurimi imbështettjes shtesë financare për komuna.
  6. Sigurimi mbi pagë për punonjësit që janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut në 300 euro për dy muaj.
  7. Pagesë shtesë për 100 euro për punëtoret e dyqaneve, furrave, barnatoreve, për dy muaj.
  8. Pagesa e asistencës mujore prej 130 euro për qytetarët që humbin vendet e punës.
  9. Mbështetja e projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve që janë goditur rëndë nga kjo situatë në vlerë deri në 2 milionë euro.
  10. Sigurimi i likuiditetit financiar për dy kategori, mikrondërmarrjet dhe të vetë punësuarit nëpër mjet programit të caktuar të kredive të shumës deri në 10 mijë euro dhe kategoria e dytë shoqëritë tregtare që ofrojnë shërbime bazike të ngjashme me ato të ndërmarrjeve.
  11. Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për ministrinë e bujqësisë.
  12. Rritja e buxhetit për ministrinë e Kulturës.
  13. Mbështetje për eksportuesit në Kosovë pas përfundimi të situatës në vlerë deri në 10 milionë euro.
  14. Mbështetje financare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune nga 130 euro për dy muaj pasues në vlerë deri në 6 milionë euro gjithsej.
  15. Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për punëtorët e lajmëruar si të papunë kjo për tre muaj.