Kurti kërkon koalicion parazgjedhor me LDK-në, i bindur se do të fitojnë 70 deputetë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë ardhmëria kurrë nuk ka qenë më afër.

Ai ka thënë se zgjedhjet që do të mbahet do të jenë fitore e tyre dhe shpresë për të nxjerrë shtetin nga kriza e dështimit.

Ai ka thënë se kësaj radhe, mund të fitojnë edhe para zgjedhjeve.

“Ama mund të fitojmë edhe para zgjedhjeve këtë herë. Koalicioni paraprak i opozitës së vërtetë të deridjeshme të bëhet qeveri e mirë e së nesërmes. Asisoj do t’i kemi së paku 70 deputetë. Një partner i vogël pas zgjedhjeve do të ishte më shumë se i mjaftueshëm për shumicën absolute të 2/3 dhe gjithsesi i panevojshëm për shumicën e thjeshtë qeveritare”, ka shkruar Kurti.