Kurti nga Podujeva: Kjo që ndodhi është referendum

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para një mase të madhe të qytetarëve në Komunën e Podujevës tha se ajo që ka ndodhur sonte në Podujevë me fitoren e kandidatit të kësaj partie Shpejtim Bulliqi është referendum.

Kurti ka thënë se ata nuk e kanë fituar komunën, por ata do ta kthejnë komunën te qytetarët.

“Sonte ka fituar Podujevë ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj. Gjatë takimeve anë e mbanë komunës suaj, çdoherë kur kemi dal nga shtëpia, i cili teksa na thoshte se këtu po fillon Shpejtim Bulliqi, po fillon Lëvizja Vetëvendosje, po fillon Qeverisja e mirë. Kjo që ka ndodhur sonte është referendum dhe jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen, në Kosovë do të ketë referendume, do të ketë më shumë se zgjedhje kur të mbahen votimet. Kjo sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen. Ju falënderoj secilin prej jush. Nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën. Do të jemi pranë jush sepse jemi si ju e gjithmonë do të mbetemi si ju”, tha Kurti. /Telegrafi/