Kurti nuk mungon në ndejën e fundvitit me gazetarë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka munguar në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizaur me gazetarë.

Ai ka refuzuar që të shkojë te presidenti i vendit Hashim Thaçi, për konsultime rreth mandatarit për formimin e Qeverisë si partia e parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

 

Thaçi i ka drejtuar dy ftesa Kurtit gjatë ditës. Të parën, rreth orës 10:00 ia ka dërguar për takim në orën 13:30, të cilën Kurti e refuzoi me arsyetimin se nuk është në Prishtinë.

Thaçi e përsëriti sërish ftesën për takim, në orën 20:00 të mbrëmjes. Por Kurti i tha se ka qenë jashtë vendit dhe se nuk do të mundet t’i shkojë as në këtë takim. I tha edhe se i duhet të shqyrtojë nenet kushtetuese, të cilat Thaçi i përmend në letër.

Kurti ka thënë për Koha.net se ka qenë në Shkup gjatë ditës së sotme. Kurti gjithashtu i ka thënë portalit Koha.net se ftesës së Thaçit i përgjigjet ditë tjetër”, pasi fillimisht, “është duke i lexuar nenet që ia ka përmendur”.