Kurti ” rahaton ” në bord të Spitalit ish-kandidatin për deputet nga Vetëvendosje

Mirsad Shkreta, dikur kandidat për deputet, tash këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, anëtar dhe përkrahës i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është emëruar anëtar i Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës,  shkruan Lajme365.

Vendimi është marrë të premten në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Kosovës.

Lajme365 ekskluzivisht kishte raportuar se Qeveria në detyrë ka shkarkuar nga ky bord ish aëtarit e PDk-së për deputet.

Gjithastu Lajme365 ka raportuar se Qeveria ka shkarkuar nga ky bord edhe Dr. Naser Ramadanin si anëtarë i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Mirsad Shkreta, aktualisht Këshilltar Arben Vitisë, është deleguar në Bord si përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkreta kishte dështuar të bëhej deputet i Parlamentit më 2017 kur kishte marrë vetëm 3 mijë e 387 vota më 2017.