Kurti reagon ndaj deklaratave të amabsadorit Grenell për heqjen e tarifës 100%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të emisarit të ShBA-së, Richard Grennell.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se me ambasadorin Grenell ishte takuar dy herë.

“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. “

Kurti thotë se të dy herët kur e ka takuar amabsadorin Grenell “ e kam shikuar në sy” por sipas Kurtit asnjëherë nuk i ka thënë Grenellit se do ta heqtë tarifën 100%.

Ky është reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.