Kurti sulmon amerikanët nëpërmjet këshilltares: Pse po e mbani anën e Serbisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një qëndrim zyrtar të publikuar dje kanë thënë se kundërshtojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosur nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti. Një qëndrim të tillë e ka përkrhaur edhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell.

Ndaj një pozicionimi të tillë të amerikanëve ka reaguar ashpër këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja, e cila ka pyetur merikanët se pse po ia mbajnë anën Serbisë, kur dihet që Beogradi zyrtar është aleat i Moskës dhe Kinës.

“Qeveria e Kosovës është duke aplikuar standartet GATT dhe CEFTA. Reciprociteti është një mjet që shfrytëzohet nga shtetet sovrane për të mborjtur ekonominë e tyre dhe për të krijuar një ambient të barabartë. Pse të mbash anën e Serbisë duke sabotuar Republikën e Kosovës në cdo mënyrë të mundshme.? Serbia, një aleate e Rusisë që ia kontrollon Kina rrugët”, ka shkruar këshilltarja e Kurtit.

Fëllanza Podrimja@FPodrimja

The Gov’ of Kosova is applying GATT& CEFTA standards. Reciprocity is a tool used by sovereign states to protect their economy& create a level playing field. Why siding w/ Serbia sabbotaging RKS in every possible way? Serbia, an ally of Russia who has China patrolling its streets. https://twitter.com/USEmbPristina/status/1245316143994322944 

U.S. Embassy Pristina

@USEmbPristina

The United States has been clear that #Kosovo should drop all tariffs and not create new barriers because these policies hurt the people of Kosovo and strangle Kosovo’s own economy. Read the complete statement: https://xk.usembassy.gov/april01st 

17 people are talking about this

Albin Kurti si drejtues i qeverisë së Kosovës ka refuzuar në mënyrë sistematike kërkesën e Shteteteve të Bashkuara të Ameriëks për heqje të taksës pa kushte shtesë. Një refuzim i tillë ndaj amerikës, ka nxitur edhe lëvzijet e LDK’së që si partner i Vetëvendosjes të iniciojë një mocion mosbesimi për rrëzimin e Kurtit, meqë zyrtar të partisë së Mustafës thonin që nuk do të qëndrojnë në një qeveri anti-amerikane.

Mocioni për rrëzimin e Kurtit ka marrë përkrahjen e 82 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Presidenti i Kosovës ndërkohë sot do të përfundojë konsultat me partitë politike, për të vendosur se si do të procedojë tutje, me një qeveri të re pa zgjedhje të reja, apo zgjedhje të reja./GazetExpress/