Kurti takohet me Ambasadorët e Sllovenisë dhe të Italisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme në selinë e partisë së tij ka pritur në takime të ndara Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj dhe Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Cristoforo Sardi.

Në të dy takimet, i pari i Vetëvendosjes, Kurti, i ka njoftuar ambasadorët rreth
qëndrimeve të partisë së tij në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe bashkëpunimit me partitë tjera. Kryetari Kurti i njoftoi ambasadorët për përpjekjet e LVV-së për ta ngritur bashkërendimin opozitar me LDK-në në një nivel të ri drejt zgjedhjeve të parakohshme e për qeverisje të mirë.

“Populli pret luftim të korrupsionit, investime në ekonomi, punësim pa diskriminim, arsimim cilësor e shëndetësi efektive, si dhe hapa përmbajtësor në integrim evropian. Prandaj, duhen zgjedhje të reja për qeverisje të mirë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje pas takimit të Albin Kurtit me ambasadorin italian dhe atë slloven.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting
Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting