Kurti takohet me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me një delegacion nga partia e tij, po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Në kuadër të qëndrimit në shtetin turk, Kurti është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Takimin Kurti-Sentop e ka konfirmuar Mytaher Haskuka, Kryetar i Prizrenit, përmes publikimit të një fotografie nga takimi ku po merr pjesë edhe ai.

“Nga takimi miqësor me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Turqisë z.Mustafa Shentop I cili theksoi prejardhjen e tij nga Godanci i Vitisë dhe Gjevgjelia, familja e tij kishte emigruar në Turqi në vitin 1928.” ka shkruar Haskuka në postimin e tij.