Kurti tregon çka u bisedua në takim me Thaçin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi e alternativa të tjera përveç shkuarjes në zgjedhje.

Ai tha se presidenti nuk duhet të merret me emra njerëzish e partish, por me data pë zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti.

Kurti tha se është gati të takohet me Thaçin për të diskutuar për nenin 82.2 që flet për shpërndarjen e Kuvendit, kurse ka thënë se përtej kësaj me presidentin mund të diskutojë vetëm përmes letrave me shkrim, shkruan Reporteri.net.

“Për nenin 82.2 jemi gati të takohemi dhe të bisedojmë hapur me Thaçin, ndërkeq jashtë temës 82.2, shpërndarjes së Kuvendit dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së koroanvirusit, deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojme veç me shkrim që të eleminojmë çdo mundësi për keqinterpretim dhe pasaktësi”, tha Kurti.