Kurti: Vuçiq është i vetmi person që do incidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri, pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Ai tha se i vetmi person i cili dëshiron incidente është presidenti i Serbisë është Aleksandar Vuçiq.

“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”.

“Edhe oferta jonë publike është tejet praktike, le t’i heqim tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova. Besoj që nuk është në interesin e Serbisë që të refuzojë dialogun dhe bisedimet siç po bëjnë aktualisht. Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen bisedimet dhe ne jemi të gatshëm e të hapur për të biseduar.”/Gazeta Sinjali/