Kurti: VV është e vendosur dhe e përkushtuar që të lidhë koalicion me LDK’në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në mbledhjen e 39’të të Këshillit të Përgjithshëm të po këtij subjekti se po punohet për arritjen e një koalicioni me LDK’në.

Në komunikatën zyrtare të VV’së për punimet e Këshillit të Përgjithshëm të VV’së tregohet po ashtu se në këtë takim është folur edhe për zhvillimet politike të këtij viti.

“Siç është tradita, kryesuesi i Këshillit, Hydajet Hyseni ftoi që të mbajë fjalën hapëse kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. Ai shpjegoi se si viti që po mbyllet ka qenë vit i humbur, nga këndvështrimi i interesave shtetërorë të Kosovës. Një qeverisje e paaftë dhe e kapur, ka shënuar dobësim e regres si në politikën e jashtme ashtu edhe në sferat e brendshme të zhvillimit ekonomik, drejtësisë, arsimit e shëndetësisë”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të VV’së në Facebook.

“Por nga aspekti i perspektivës, viti i shkuar ishte i rëndësishëm, sepse edhe një herë Lëvizja VETËVENDOSJE! shënoi rritje elektorale, duke dalë sërish e para e duke fituar të drejtën për të themeluar qeverinë”

Tutje Kurti ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

“Albin Kurti theksoi edhe një herë vendosmërinë dhe përkushtimin e Lëvizjes për ta përmbushur mandatin që votuesit na e dhanë, duke parë si partner të vetëm për koalicion Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Ky është postimi i plotë i faqes zyrtare të VV’së në Facebook: