Kusari-Lila: Të caktohet data e zgjedhjeve, Qeveria po keqpërdor buxhetin

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po kërkon që partitë opozitare të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.

“Auditori kanë treguar parregullsi në menaxhimin e parasë publike, përkundër parregullsive qeveria po vazhdon me vendime që rëndojnë gjendjen e qytetarëve”.

“Që partitë opozitare të dakordohen për strategjinë, reformën në administratë, bilancin e buxhetit, rishikimin e projekteve kapitale, që seriozisht të merret parasysh agjenda e integrimit dhe agjenda evropiane”.

Ajo adresoi akuza edhe për MMPH-s ku tha se kjo ministri është mbushur me zv.ministra dhe këshilltarë, ndërsa projektet po dështojnë.

“Qeveria e Republikës ka miratuar projekte që do ta thellojnë obligimin e qeverisë në shpronësime, po vërehen me punësime. Ministrinë e Mjedisit është mbushur ministria me zv.ministra dhe këshilltarë dhe me kontrata mbivepër”.

“…Qeveria po vazhdon që investimet pa planifikim ti bëj, siç është huamarrja për 8 milionë euro nuk po realizohen , 12 milionë euro nuk po arsyetohen, humbja e fondeve nga BE, për riciklim”.

“Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti, u takuan dhe u pajtuan për projektin ‘Prishtina e Re’, por Qeveria pa asnjë plan”.

Reshat Jupolli,  nënkryetar i Alternativës tha se autostrada e planifikuar e “Dukagjinit” është gabim pasi rrezikohet që shteti të bankrotoj financiarisht, raporton EO.

“Autostrada e ‘Dukagjinit’, me këtë shpenzim kjo Qeveri rrezikon bojkotimin financiar të Kosovës, sepse nuk do të jenë në gjendje të paguajë kreditorët.  Këto janë arsyet pse kjo Qeveri duhet të bjerë”.