Kush do të jetë Kryetar i LDK-së ?!

Opinion nga #lajme365

Lidhja Demokratike e Kosovës me 3 Gusht 2019 do t’a organizoj kuvendin e rregullt zgjedhor të partisë, ku përpos konstituimit të organeve drejtuese statutare do të zgjedhet edhe Kryetari i ri i LDK-së.

Ky proces dinamik u realizua pothuajse në një kohë paralele edhe me proceset zgjedhore të partive tjera rivale politike, por ‘ e veçanta’ e zgjedhjeve në LDK, ishin kuvendet e shoqëruara me përleshje dhe skena të sulmeve me karriga të cilat aktivisht u pasqyruan në opinionin publik.

Kryefjala e kuvendit zgjedhor do jetë zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, ku përpos kryetarit aktual Isa Mustafa, synime dhe ambicie të kahmotshme kanë shfaqur edhe Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, Kryetari i Podujevës Agim Veliu, ish-Kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, shefi i grupit parlamentar Avdullah Hoti dhe nga eksponentë të ndryshëm të jetës publike shpesh-herë është lakuar emri i deputetes Vjosa Osmani, si një kandidate e parapëlqyer nga një masë e anëtarësisë së LDK-së.

Se a do të mbetet Isa Mustafa në krye të Lidhjes Demokratike, apo atë do t’a pasoj njëri nga emrat  e apostrofuar në opinion publik, mbetet të shihet në ditët në vijim.

Një gjë është e sigurt që zgjedhjet e LDK-së, janë një indikator relevant për disa nga proceset e mëtutjeshme politike veçanërisht për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që do të caktohen ato.