Kush do të jetë Ministri i ri i Inovacionit ?!

Ka kaluar një periudhë që Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarësisë ka mbetur pa ministër, për shkakun e dorëheqjes nga detyra të ish-Ministrit Besim Beqaj. Këto ditë është aktualizuar çështja e emrit të ministrit të ri që pritet të e udhëheq këtë dikaster qeveritar. Nga burimet e konfirmuara të Gazetës ‘Blic’, si ministër i ri pritet të emërohet Fahri Osmani, nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Një nga emrat që është përfolur në opinion publik, është edhe emri i Kryetarit aktual të PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i cili në disa prononcime paraprake nuk e ka mohuar kategorikisht këtë aludim.