Kush e shkaktoi zjarrin në rajonin e Pejës?

Rajoni i Pejës është njëri ndër territoret e tri vatrave të zjarrit që po e karaktertizon Kosovën, shkaku i burimit të të cilit ende nuk është mësuar, njofton Agjencia për Menaxhimin Emergjent në Kosovë.

Aktualisht në Kosovë aktive janë tri vatra të zjarrit, njëra prej të cilave edhe zona e parkut nacional “Bjeshkët e Nemuna”, thotë zëdhënsi i kësaj agjencie për Telegrafin, Nehat Koçinaj, sipas të cilit, Peja, parku nacional Bjeshkët e Nemuna, situata më e rënduar, e që për reagim aktualisht atje është i angazhuar një ekip në vendin e ngjarjes”

“Fsh. Shtupeq i Madh, Pejë: Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një hapësirë pyjore. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin dhe është në monitorim të situatës.”-thuhet në mes tjerash në raportimin e kësaj agjensie.

Zëdhënsi Koçinaj ka apeluar tek qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, mos ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë ato, ndërsa gjithashtu kërkohet nga ana e qytetarëve raportimin e abuzimit me ambientet e jashtme, si pasojë e të cilave po burojnë edhe zjarret.