Kush është Dren Feka, talenti i jashtëzakonshëm që pritet t’i bashkohet dardanëve të Challandes

Dren Feka është ndër talentët e rrallë që ka Kosova. Ai ka kaluar në pothuajse të gjitha grupmoshat tek Kombëtarja Gjermane U16, U17 dhe U19, Kombëtarja e Shqipërisë U17, si dhe ka qenë pjesë e padiskutueshme tek Kombëtarja U21 e Kosovës.

Feka ka kaluar të gjitha grupmoshat tek klubi i madh gjerman Hamburg për të kaluar tek klubi i superligës zvicerane Luzern. Me këtë të fundit, ai është paraqitur në disa ndeshje zyrtare në kuadër të kampionatit zvcieran. Ka qenë pjesë e padiskutueshme e Kombëtares së Kosovës U21 nën urdhërat e trajnerit Rafet Prekazi.

Ndonëse Feka kishte refuzuar Shqipërinë për të përfaqësuar Kosovën, ai nuk është ftuar në asnjë nga ndeshjet e fundit zyrtare të Kombëtares A të Kosovës. Mungesa e paraqitjeve së fundi me ekipin e Luzernit, pa fajin e tijë (ndërrimet e shpeshta të trajnerëve) nuk duhet të shërbejnë si pretekst për mos ftesën e Drenit nga ana e FFK-së dhe trajnerit Bernard Challandes.

Në videon e mëposhtme mund të shihni kualitetet që posedon Dren Feka.