Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu në një postim në Facebook ka njoftuar se personi në fjalë ka ardhur në Kosovë para 14 ditësh.
Personi ne fjale ka qene i vetë izoluar qe nga dita e pare e ardhjes, nuk ka pasur simptoma deri ne ditën e 12 te vet izolimit por fatkeqësisht simptomat u janë shfaqur ne ditën e 12 dhe tanimë pas testimit ka rezultuar pozitiv.
Andaj kjo nuk lejon hapësirë për panik apo për përhapje të Virusit meqenëse personi i dyshuar ka qenë në vete izolim.
Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për rastin me Coronavirus të shfaqur në Prizren
Komuna e Prizrenit ka përfunduar punët për përgatitjen e karantinës në Prizren
Hapësira të cilën kjo komunë e ka përzgjedhur që të shërbejë në rast nevoje si karantinë për vendosjen e të prekurve nga coronavirus, është ish pushimorja e fëmijëve në fshatin Nashec të Prizrenit.