Kush ishte Remzi Baloku nga Peja që ndëroi jetë sonte?

Ka ndëruar jetë sonte Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, dega në Pejë, Remzi Baloku njëherit themeluesi i ilegales me emërtimij “Organizata për Bashkomin e Trojeve Shqiptare” në vitin 1959 deri në 1964.

Veprimtari Baloku nga Peja, për shkak të kësaj iniciative, nga UDB-ja jugosllave u dënua me 10 vite burg të rëndë.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kësaj bote e ka konfirmuar vëllai i tij, Ryzhdiu, i cili njëherit ka bërë  të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet me datën 12.04.2021, në ora 14:00 sipas rregullave të përcaktuara për pandemi.