Kush janë të fortit e PDK-së nëpër komuna

Ditë më parë Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e nëntë të saj, ku Kadri Veseli është rizgjedhur si kandidat i vetëm për Kryetar të kësaj partie.

Në Konventë janë zgjedhur edhe 151 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së.

Ajo çka bie në sy në listën e 151 të Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, është se njerëz të fuqishëm të kësaj partie kanë filluar të humbin mbështetjen e strukturave të saj.

DegaKandidatiVota
PrishtinëUran Ismaili 461
PrishtinëMemli Krasniqi 405
PrishtinëAbelard Tahiri 396
PrishtinëBlerand Stavileci 384
PrishtinëEliza Hoxha 364
PrishtinëShemsi Veseli 345
PrishtinëLirak Çelaj 320
PrishtinëDhurata Hoxha 318
PrishtinëFlora Brovina 303
PrizrenShaqir Totaj 404
PrizrenKujtim Gashi 365
PrizrenLuljeta Veselaj – Gutaj 297
PrizrenNjazi Kryeziu 269
PrizrenSkënder Sallauka 212
FerizajBajrush Xhemaili 458
FerizajAgim Aliu 421
FerizajElmi Reçica 397
FerizajValon Eshrefi 215
FerizajMexhide Mjaku – Topalli 208
MitrovicëBedri Hamza443
MitrovicëValdete Idrizi373
MitrovicëBesa Veseli226
MitrovicëDrita Kadriu217
Pejë Hajredin Kuçi453
Pejë Agim Çeku336
Pejë Adem Grabovci323
Pejë Xhavit Haliti313
Pejë Besim Beqaj247
DrenasFerat Shala 418
DrenasSejdi Hoxha307
DrenasIbrahim Gashi260
DrenasRagip Gjoshi 240
Skenderaj Blerta Deliu – Kodra406
Skenderaj Fadil Beka396
Skenderaj Sami Lushtaku364
Skenderaj Ganimete Musliu358
Skenderaj Mërgim Lushtaku331
Suharekë Ramë Vataj389
Suharekë Enver Hoxhaj351
GjilanQemajl Mustafa351
GjilanZenun Pajaziti322
GjilanMimoza Shkodra220
GjilanIzmi Zeka169

Hajredin Kuçi, në Pejë ka lënë prap tij figurat e rëndësishme të kësaj partie si Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Besim Beqaj.

Prurja e re e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka lënë prapa Minsitrin aktual të Shëndetësisë, Kujtim Gashin.

Befasia më e madhe konsiderohet të jetë bërë tek Skenderaji, ku Blerta Deliu-Kodra, ka dalë dukshëm më e votuar se figurat qendrore të PDK-së, Sami Lushtaku e Ganimete Musliu.

Nga ana tjetër, Zëvendëskryeministri aktual Enver Hoxhaj ka marrë vota më pak se ish Rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj.

Bajrush Xhemajli në Ferizaj ka lënë prapa, Kryetarin aktual të Komunës, Agim Aliu dhe figurën e rëndësishme të PDK-së, Elmi Reçica.