Kush mund të jetë Kryeminstër i ri,pas Kurtit ?!

Mocioni i mosbesimit i inciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe që është votuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që vendi të mbetet me Qeveri në detyrë me komptenca jo shumë të gjëra krahasuar me atë se çka mund të ushtroj një Qeveri me funksion të plotë.
Kjo, situatë natyrisht që kërkon zgjidhje të shpejtë në mëyrë që vendi të ketë qeveri me funksion të plotë dhe me detyra e angazhime sipas ligjeve dhe Kushtetutës.
Janë dy veprime praktikisht që mund t’a sjellin forminin e Qeverisë së re: nominimi I mandatarit të ri nga pala e cila i prezanton tek Presidenti numrat e nevojshëm të deputetëve për t’a formuar Qeverinë e re si dhe vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të reja, në një afat sa më optimal.
Veprimi i parë është tërësisht i varur nga diskrecioni i Presidentit dhe është çështje që mund të referohet në Gjykatë Kushtetuese duke marrë parasysh hapësirën që ka Kushteta jonë në këto aspekte. Megithatë nëse procedohet me këtë veprim, atëhërë gjasat më reale janë që numrat e nevojshëm t’I paraqes Lidhja Demokratike e Kosovës, në një koalicion potencial me AAK-në, Nisma-n dhe komunitetet tjera pjesë e Kuvendit.
Veprimi i dytë, ai i shkuarjes një zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, është alternativa e vetme e cila mbështetet nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është e bindur për këtë alternativë.
Në rast së Kosova do të ketë një qeveri të re pa zgjedhje, sipas veprimit të parë, atëhëre sipas disa burimeve si i nominuar për Kryeminsitër nga LDK-ja do jetë Avdullah Hoti, që së fundmi ësthë shkarkuar nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

 

/ lajme365 /