Kush po e kërkon dorëheqjen e Vjosa Osmanit?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili i ka kërkuar Vjosa Osmanit që të jap dorëheqje.

Ismaili, përmes  një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se deputetët i kanë dhënë një mesazh jo vetëm kryeministrit Albin Kurti por edhe Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, përcjell Insajderi.

Ajo ka thënë se tanimë që koalicioni qeverisës është prishur dhe qëndrimet dhe bindjet e znj. Osmani kanë marrë kaq shumë vota kundër gjatë seancës së votëbesimit, unë besoj se do të ishte dinjitoze që ajo të jepte dorëheqjen nga kryetarja e kuvendit.

Postimi i saj i plotë:

Të dorëhiqet Vjosa Osmani!

Me së paku 82 vota kundër, Parlamenti i Kosovës dhe deputetët e tij dhanë një mesazh të qartë të jo vetëm kundër qeverisë së z Kurti por edhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani e cila ishte mbështetëse e zjarrtë e kësaj qeverie dhe kundër mocionit.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani ishte kundër këtij mocionin e që rrjedhimisht ka përgjegjësi edhe morale edhe institucionale që të jetë konsistente në raport me pozicionin që ka. E ditur tashmë që me 2/3 e votave ku përfshihen edhe 2/3 e votave të pakicave mund të ndërrohet edhe Kushtetuta edhe kryetarja e Kuvendit.

Me sa është bërë publike nga deklaratat e të dy partnerëve të divorcuar të koalicionit qeveritar, një ndër shkaktaret kryesore të shkaktaret kryesorë të prishjes së qeverisë ka qenë cënimi i marrëdhënieve strategjike të Kosovës me aleatin amerikan. Dhe në këtë pikë zonja Osmani ka luajtur rolin e vet edhe në të kaluarën duke bërë pjesë në zërat që kanë dalur hapur kundër marrëveshjes së demarkacionit, e cila, asokohe, u përkrah fuqishëm nga Obama, Biden, Kerry e çdo përfaqësues i lartë i shtetit amerikan kur kanë folur për Kosovën.

Tanimë që koalicioni qeverisës është prishur dhe qëndrimet dhe bindjet e znj. Osmani kanë marrë kaq shumë vota kundër gjatë seancës së votëbesimit, unë besoj se do të ishte dinjitoze që ajo të jepte dorëheqjen nga kryetarja e kuvendit. Votat pro mocionit të votëbesimit ishin edhe vota kundër saj. Në këtë mënyrë edhe përmbushen parimet ligjore të Kushtetutës ku posti i Kryetarit të Kuvendit i takon kandidatit të partisë fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje.

Mbetja e saj e mëtutjeshme në këtë post të lartë shtetëror, në të këtilla rrethana, do ta dëmtojë shumë funksionalitetin e institucionit në këtë kohë të vështirë për vendin tonë./Insajderi.com