Kush po e quan ”Pinokio” dhe Hipokrit, Mytaher Haskuken?

NISMA socialdemokrate dega në Prizren, e ka quajtur ”PINOKIO” dhe  Hipokrit kryetarin e komunës Mytaher Haskuka.

Ky reagim nga dega e NISMAS vjen pasi kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka reaguar ndaj shkeljeve që po bëhen në DKA duke i quajtur të pavërteta.

”Në rrjetin social Facebook të Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga Mytë Pinokio, sot kishim një reagim “humoristik” lidhur me shkeljet e mëdha që po ndodhin në DKA!
Ne e kemi kuptuar prej kohësh që Mytaher Haskuka është i pafytyrë dhe mashtrues, por nuk e merrnim me mend që është deri në këtë shkallë.
Ai sot në faqen e Komunës së Prizrenit ka reaguar ndaj shkeljeve që po bëhen në DKA duke i quajtur të pavërteta.
Lajmi i publikuar nga NISMA, një javë më parë, është i dokumentuar me vendimet e nënshkruara nga drejtoresha e DKA-së, dhe aty s’ka vend për diskutim Mytë hipokriti.”, thuhet në ragimin e NISMA-së, në Facebook, përcjell LAJME365.

Në reagimin e NISMA-së thuhet se në vend që Haskuka të ul kokën dhe të ndihet fajtor për shkeljet që ka bërë, po merr përsipër t’i quan të ligjshme shkeljet që po bën çdo ditë, duke e pyetur atë ku ke parë ti të quhet i ligjshëm një konflikt i pastër interesi?

Regimi i plotë nga dega e NISMA-së në Prizren:

Reagim ndaj gënjeshtrave të DKA-së në Prizren!
Në rrjetin social Facebook të Komunës së Prizrenit që udhëhiqet nga Mytë Pinokio, sot kishim një reagim “humoristik” lidhur me shkeljet e mëdha që po ndodhin në DKA!
Ne e kemi kuptuar prej kohësh që Mytaher Haskuka është i pafytyrë dhe mashtrues, por nuk e merrnim me mend që është deri në këtë shkallë.
Ai sot në faqen e Komunës së Prizrenit ka reaguar ndaj shkeljeve që po bëhen në DKA duke i quajtur të pavërteta.
Lajmi i publikuar nga NISMA, një javë më parë, është i dokumentuar me vendimet e nënshkruara nga drejtoresha e DKA-së, dhe aty s’ka vend për diskutim Mytë hipokriti.
Mytë, ku ke parë ti të quhet i ligjshëm një konflikt i pastër interesi? Në vend se ta ulësh kokën dhe të ndihesh fajtor për shkeljet që ke bërë, po merr përsipër t’i quash të ligjshme shkeljet që bën çdo ditë. Mytë Pinokio, ke emëruar kryesues të Komisionit në konkurs Hemë Çoçajn, ndërsa gruan e tij Shqipe Shatri Çoçaj, e ke emëruar kryesuese të Komisionit të Ankesave të të njëjtit konkurs. A nuk quhet ky konflikt i interesit? Mos na thuaj që janë ndarë çifti Çoçaj? Nëse janë ndarë ligjërisht, na thuaj, ne do të kërkojmë falje publike. Por me aq sa dijmë ne ata janë bashkë, dhe bashkë qofshin gjithmonë!
Po i ripostojmë edhe njëherë vendimet e DKA-së, ku burri e “hap gropën e viktimës”, gruaja e “mbulon”.
Mytë Pinokio, ti vazhdo kështu pasi organet e ndjekjes dhe drejtësisë në Prizren janë në gjumë, por dije se “kungulli” mbi ujë nuk të shkojë gjithmonë!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren./lajme365.com