Kush po garon për Pejën?

Për Komunen e Pejës pritet të kandidojnë disa subjektie me kandidat për kryetar, për të cilët do të flasim në vazhdim.
Subjetki politik me numër 108 është Partia Balliste – PB, me kandidaten Drena Podrimçaku.
Subjekti politik me 112 është Partia Demokratike e Unitetit – PDU,  me kandidatin Kreshnik Husaj.
Subjekti politik me numër 121 është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, me kandidatin Rrustem Berisha.
Subjekti politik me numër 144 është Lëvizja Vetëvendosje, me kanidatin Gazmend Agusholli
Subjekti politik me numër 160 është Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, me kandidatin Gazmend Muhaxheri.
Ndërsa si kandidat i pavarur vie numëri 171, Gani Veselaj.