Kuvendari, Besimi i reagon kryetarit Haskuka: U sulmova nga zyrtari i prokurimit

 

Rreth njoftimit nga kryetari Haskuka se zyrtari i prokurimit, Nezir Rexhepi nga kuvendari i PDK-së, Getoar Besimi, ka reaguar ky i fundit përmes një shkrimi në facebook.

Shkrimi i plotë

Ju njoftoj se sot jam sulmuar fizikisht nga Zyrtari i Prokurimit të Komunës së Prizrenit z. Nezir Rexhepi, kundër të cilit ditë më parë është paraqitur një Kallëzim Penal për Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare nga familjarët e mijë. Në këtë rast kam pësuar lëndime të lehta trupore dhe rastin e kam paraqitur në Polici, e që shpresojë se drejtësia ta thotë fjalën e vet shpejtë.

 

Është për keqardhje se si Kryetari i Komunës pa pasur asnjë raport zyrtar, jep konstatime të pavërteta se gjoja unë kam sulmuar zyrtarin e prokurimit për çështje që lidhen me tenderët e kësaj komune. Unë personalisht dhe familja ime, jemi të përkushtuar që keqpërdorimeve me tender në Komunën e Prizrenit t’i japim përgjigje të merituar ligjore. Kundër Kryetarit Haskuka do të inicoj padi civile për shpifje pas konsultimit me avokatin.