Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës, ku do të diskutohet për gjendjen pandemike në vend.
Seanca do të fillojë në ora 13:00.
“Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana Qeverisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës.