Kuvendi Komunal i Prizrenit ” në gjum “, opozita thërret për mbledhje të jashtëzakonshme

Që nga data 13 Mars kur në Kosovë është shfaqur rasti i parë me Coronavirus deri më sot janë konfirmuar 86 raste pozitive. 

Qeveria e Kosovës tash e një kohë kanë shpallur gjendje emergjente të Shëndetit Publik.

Edhe 7 raste të reja me Coronavirus, të gjitha nga një vendbanim

Opozia në Komunën e Prizrenit po kërkojnë që Kuvendi Komunal të thërret seancë të jashtëzakonshme në mënyrë që të ndahet një buxhet i veçantë për të menaxhuar situatën me COVID-19.

Shkodran Kryeziu asamblisti nga radhët e PDK-së , ka kërkuar që Komuna e Prizrenit të ndjek shembullin e Komunës së Vushtrrisë dhe të thërret mbledhje të jashtëzakonshme për të ndarë mjete buxhetore për të menaxhuar situatën me COVID-19.

Edhe shefi i grupi të asamblistëve nga rradhët e AAK-së Ilir Baldedaj, ka kërkuar që Kuvendi Komuna i Prizrenit të thërret mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me pandeminë COVID-19:

Madje Baldedaj ka kërkuar që Asambleja Komunale të merr vendim që familjet në nevojë të ndihmohen me një shumë prej 200 Euro, për sa kohë të zgjat gjendja emergjente me pandeminë Coronavirusit.