Kuvendi stopon iniciativën e Shpend Ahmetit

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka stopuar iniciativën e Kryetarit Shpend Ahmeti për dhënien në shfrytëzim të kiosqeve në territorin e kësaj komune.

Shkak për kundërshtimin e propozimit të Ahmetit, anëtarët e Kuvendit të Komunës e kanë parë kushtin që ofertuesi duhet të ketë qarkullim prej së paku 5 milionë eurosh në tre vitet e fundit.

Image may contain: text

Anëtarët e Kuvendit të Kryeqytetit një kushtëzim të tillë e kanë cilësuar si favorizues ndaj bizneseve të mëdha dhe diskriminues ndaj bizneseve të vogla.

Javë më parë, Komuna e Prishtinës kishte publikuar dizajnin e kiosqeve të reja të cilat ishte paraparë të jenë në tre dimenzione të ndryshme dhe të vendosen në 36 lokacione të ndryshme në gjithë territorin e kryeqytetit.

Image may contain: outdoor