Kuvendi voton kundër propozimit për ngritjen e pagave për mjekët dhe policët

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër amendamenteve që ua rriste pagën profesionistëve shëndetësor, policëve dhe inspektorëve.

Fillimisht deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se amandamenti 64 është në vazhdën e luftës antikovid, konkretisht ngritjen e pagës për policët, andaj kërkoi nga deputetët që të votojnë pro këtij

“Edhe pse nuk e dhatë për mjekët, po jepeni për policinë se ndoshta iu dënojnë pak dhe jepeni votën pro se policët dhe mjekët po punojnë e hanë byrek, ne biftek e nuk kanë as t’i ushqejnë fëmijët e vet, e vlerësojeni se si do të kemi mundësi ta luftojmë pandeminë”, tha ai.

Në fund ky amendament nuk kaloi, pasi morri vetëm 24 vota për

“Bëhet fjalë për amendamentin 63 dhe 64, ku vetëm deputetët e PDK’së kanë votuar pro propozimeve për rritjen e pagave për punëtorët shëndetësorë dhe policët. Asnjë deputet nga grupet e tjera nuk e ka mbështetur këtë thirrje”, ka thënë memli Krasniqi pas seancës.