Ky do të jetë numri i Ibrahimovic te Milan

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur numrin e fanellës te Milan.

Sulmuesi suedez sot (e enjte) ka mbërritur në Milano për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, dhe për të nënshkruar kontratë me Milanin.

‘Rossonerët’ në faqen zyrtare kanë njoftuar se Ibrahimovic do të mbajë fanellën me numër 21, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë e kam thënë se kjo është shtëpia ime dhe më në fund jam rikthyer”, ka deklaruar Ibra, përcjell lajmi.net.

“Ne do të bëjmë ‘San Siron’ të kërcejë përsëri”.