Ky do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 Shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë e vetme.

Ajo pranë vetës ka afruar disa figura që të jetë sa më e “fortë” dhe të marrë sa më shumë mbështetje qytetare.

Ndërsa ka nisur të përgatitë listën për deputetë, PDK ka zgjedhur edhe sloganin që do të garojë në zgjedhjet e reja.

Fjala “Rimëkëmbje” do të jetë slogani i PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë fjalë e ka prezantuar edhe kandidati i PDK’së për kryeministër Enver Hoxhaj.

Kjo fjalë siç dihet ka qenë mjaft  e përdorur gjatë muajve të fundit në Kosovë, për shkak të krizës ekonomike, ku lidhet konkretisht me Rimëkëmbjen Ekonomike

Kujtojmë se PDK në këto zgjedhje kandidat për kryeministër e ka Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i kësaj partie.

Kandidimi i tij ka ardhur për shkak se Kadri Veseli gjendet në Hagë.