Ky është deputeti i cili do ta drejtoj Komisionin Hetimor i iniciuar nga PDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka konfirmuar se janë dakorduar me shumicën parlamentare për themelimin e dy komisioneve hetuese parlamentare, raporton Gazeta Blic.

Ai para gazetarëve ka theeksuar se sot pritet të votohet për themelimin e të dyja komisioneve, pra të atij të propozuar nga PDK dhe atij të ropozuar nga VV.

“Komisionin e inciuar nga PDK do ta drejtoj deputeti Driton Selmanaj, e për komisionin tjetër nuk e di”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Gashi tha se pas themelimit të komisionit parlamentar, Kuvendit do t’i kthehet normaliteti.