Ky është formacioni i vitit në Serie A

Serie A arriti që të mbyll edicionin mes shumë vështirësive që i shkaktoi coronavirusi në mesin e muajit mars, duke e ndërprerë futbollin.

Liga italiane u rikthye në muajin qershor, derisa Juventusi arriti që të shpallej kampion për të nëntën herë me radhë, me vetëm një pikë diferencë nga Interi.

WhoScored ka arritur t’i mbledhë të gjitha vlerësimet e lojtarëve brenda sezonit 2019/20, mirëpo vetëm 11-të prej tyre janë futur në formacion.

Në portë është vendosur portieri i Brescias, Jesse Joroen që kishte 29 paraqitje, derisa vlerësimi i përgjithshëm është 7.0.

Mbrojtës i majtë është Juan Cuadrado (7.1), Francesco Acerbi (7.0) e Chris Smalling (7.0) në qendër, derisa The Hernandez (7.2) në të majtë.

Mesfusha përbëhet nga Domenico Berardi, Luis Alberto, Alejandro Gomez dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmi përbëhet nga dyshja, Ciro Immobile që e fitoi Këpucën e Artë në Serie A dhe atë Evropiane së bashku me Josip Ilicic. /Telegrafi/

Tags: ,