Ky është fshati që futet në karantinë (Dokument)

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati,ka njoftuar se fshati Topanicë e kësaj komune është futur në karantinë.

Deri te një vendim i tillë ka ardhë pas identifikimit të rastit të parë të një personi të prekur nga virusi vdekjeprurës COVID-19.

Ky është njoftimi i Qëndron Kastratit:

Topanica shpallet si zonë karantinë

Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës.

Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara.

Rri n’shpi për veten dhe familjen!