Ky është identiteti i tifozit që u fut në Bernabeu me flamurin shqiptar

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt mbrëmë dhuroi spektakël, mirëpo padyshim se vëmendjen e mori edhe tifozi shqiptari i cili shpalosi flamurin kuq e zi në “Santiago Bernabeu”.

Tifozi shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit. Flamuri shqiptar i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një klub nate shumë të njohur.

Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar, duke u futur në fushë me flamurin kuqezi.