Ky është kandidati i PDK-së që në Gjilan mori vetëm 5 vota

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ali Stublla, ka marr vetëm 5 vota në qytetin e Gjilanit.

Kjo u bë e ditur përmes një publiki në Facebook, nga zyrtari i PDK-së atje, Riad Rashiti.

Rashiti, publikoi rezultatet e kandidatëve të PDK-së në Gjilan, por këto rezultate janë me mungesë të 12 vendvotimeve të tjera.

Kandidati më i votuar i kësaj liste, ishte Enver Hoxhaj me 3,856, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, ndërsa u pasua nga Ilir Tahiri, kandidat për deputet nga ky qytet me 2,298./ Insajderi.org