Ky është kandidati për Kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut nga rradhët e PDK-së

Florent Azemi është kandidat për Kryetar të Komunës në Mitrovicën e Veriut nga Partia Demokratike e Kosovës.

’“Të dashur miq, ju njoftoj që unë jam kandidat për kryetar komune me numër 124 pranë Partisë Demokratike të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut!” ka shkrur ai.

Ai ka shtuar se beson se shumica e njohin pasi për shumë vite kanë qenë bashkë si në të mirë ashtu edhe në të keq.
“Shpresoj që edhe tani e tutje do të vazhdojmë bashkë në të mirën tonë ashtu siç dijmë e mundemi në këto rrethana të reja! Ditët në vijim do të komunikojmë gjerë e gjatë me të gjithë- secilin për çdo gjë në përputhje me rregullat e caktuara nga organet përkatëse! Na priftë e mbara!” ka përfundua ai./Lajme365