Ky është kryetari i komunës i cili në orët e vona shkon të vizitojë policët që kujdesen për fshatin nën karantinë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në orët e vona të mbërmjes ka vizituar fshatin Topanicë të kësaj komune.

Topanica tashmë është karantinë pas identifikimit të disa personave të prekur nga COVID-19.

“Sonte jemi në Topanicë, për t’i vizituar njësitet policore që po përkujdesen në respektimin e vendimit për karantinë dhe sigurinë e të gjithë neve”, ka shkruar i pari i Kastrati.

I pari i Kamenicës ka njoftuar se gjendja në fshatin Topanicë është stabile dhe për këtë ka felenderuar qytetarët për përgjegjshmërinë e tyre.

 

http://