Ky është njëri nga sulmuesit e tifozit çek në Prishtinë, tjetri kishte edhe thikë

Në inçizime të ngadalshme mund të vërehet fytyra e njërit prej dy huliganëve të cilët sulmuan tifozin çek sot në Prishtinë.

Videoja e këtij incidenti ishte publikuar në një faqe në Facebook, të quajtur “Plisat”. Mirëpo, pas disa minutave videoja ishte fshirë.

Ndërkohë huligani i dytë ishte i armatosur me thikë.

Nga fotografitë shihet qartë se thikën ishte duke e mbajtur në brez.

Kjo është videoja e publikuar nga sulmi i huliganëve ndaj tifozit çek.