Ky është rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri pas numrimit të mbi 60% të votave

Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama, po vazhdon të jetë e para pas zgjedhjeve që janë mbajtur të dielen.

Deri më tani sipas të dhënave nga KQZ-ja në Shqipëri, përcjell LAJME365, janë numëruar rreth 63%  e votave, ku PS-ja kryeson në 9 qarqe, kurse PD është fituese në 3 qarqe.

Në nivel vendi, PS aktualisht ka 75 mandate, ndërsa PD ka 58 mandate, LSI ka 5 mandate dhe PSD 2 mandate.

Deri më tani janë numëruar 3254 kuti nga 5199 në total (rreth 63%) në të gjithë Shqipërinë (deri në orën 18:50) dhe fituese në shumicën e qarqeve rezulton Partia Socialiste, shkruan LAJME365.

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 9 qarqe, ndërsa PD në 3 mandate./lajme365.com