Ky është shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Këshilli i Evropës ka emëruar diplomatin çek, Tomáš Szunyog në postin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropina në Kosovë.

Sipas njoftimit, mandati i tij do të nisë më 1 shtator 2020 dhe do të përfundojë më 31 gusht 2021, i cili do ta zëvendësojë Natalya Apostolovan, e cila ka mbajtur këtë pozitë qysh më 20 korrik të vitit 2016.

“Përfaqësuesi Special i BE-së promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. Përfaqësuesi Special i BE-së mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian, përcjell Telegrafi.

Szunyog ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni. /Telegrafi/