Ky është shteti më i rrezikshëm në botë

Revista amerikane The Spectator Index ka renditur shtetet më të rrezikshme për të jetuar.

Sipas kësaj reviste, Brazili është shteti më i rrezikshëm në botë për të jetuar gjatë vitit 2019.

Pas Brazilit, shtetet më të rrezikshme janë cilësuar Afrika e Jugut, Nigeria, Argjentina dhe India.

Në listën e shteteve më të rrezikshme në botë për të jetuar gjatë vitit 2019 vend kanë gjetur edhe Ukraina, Turqia, Greqia, SHBA-të dhe Egjipti.