Lajçak pranon Pavarësinë e Kosovës

Ditën kur u emërua nga Bashkimi Europian si emisar për dialogun Kosovë-Serbi nxiti kritika dhe skepticizëm tek kosovarët.

Ato kishin të bënin me qëndrimin e vendit të diplomatit sllovak Miroslav Lajcak ndaj Pavarësisë së Kosovës.

Madje, edhe vet ai në vitin 2009 kishte dalë kundër njohjes së Kosovës nga Serbia.

Por, tash nga pozita që ka, sllovaku në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, thotë se kanë ndërruar hesapet që nga deklarimet e tij./klankosova/