Lajçak takohet edhe me Isa Mustafën

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar për takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Lajçak dje u takua me Albin Kurtin, ndërsa sot e filloi ditën duke u takuar me Osmanin, për të vazhduar më pas me Hoxhajn dhe Hotin.

Pas përfundimit të takimit me Osmanin, Lajçak tha se në Kosovë ka ardhur me disa mesazhe, duke theksuar e për çështjen e dialogut i duhet spektrit politik unitet i plotë, meqë ai nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë.