Lajm i madh për Komunën e Dragashit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar kontratat në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh, për rehabilitimin e rrugës Zhur-Dragash-Zaplluxhe-Brod.

Kjo rrugë paraqet arterien kryesore të lidhjes së Komunës së Dragashit me pjesën tjetër të Kosovës. Rehabilitimi i kësaj rruge do të hap mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit i cili ka potencial të madh në fushën e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë.

Puna në rehabilitimin e rrugës Zhur-Dragash-Zaplluxhe-Brod pritet të fillojë në muajin gusht dhe punimet do të ndahen në dy pjesë. Pjesa e parë e punës, në vlerë prej 3.8 milionë eurosh do të realizohet nga konsorciumi i kompanive “Renelual Tahiri” dhe “Beni-Com”. Pjesa e dytë e punës, në vlerë prej 3.2 milionë eurosh do të realizohet nga kompania “KAG”.

No photo description available.
No photo description available.