Lajm i mirë nga Dragashi për COVID-19

Gjatë ditës në komunën e Dragashit, është raportuar për një person i cili ka kryer testet për Covid-19.

Lajmin për kryerje e testit e ka konfirmuar edhe kryetari i kësaj komune Shaban Shabani.

Gjatë mbremjes  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar për 15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, por për fat të mirë i dyshuari nga komuna e Dragashit nuk rezulton pozitiv, sipas njoftimit të IKSHPK-së, trasmeton Lajme365.

Qytetarët e kësaj komune kanë qënë në panik gjatë tërë ditës pasi që ishin të interesuar për personin e dyshuar me COVID-19 dhe nuk dihej se qka do të ndodhte nese rezulltatet do të dilin pozitiv.

Gjithashtu për shkak të karantinimit të komunës së Prizrenit, automatikisht edhe komuna e Dragashit është futur në karantinë, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të levizur nëpër qytetet tjera të Kosovës./lajme365.com

Qyteti i paprekur nga COVID-19 në Kosovë, por detyrohet të futet në karantinë!