Lajm i mirë për mërgimtarët në Lipjan

Zyra për Informim e Komunës së Lipjanit ka njoftuar se kjo komunë ka marrë vendim për zgjatjen e orarit të punës për sektorin e gjendjes Civile në Komunën e Lipjanit.

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga data 22.07.2019 deri më 31.08.2019, sektori i gjendjes Civile në Lipjan, do të punojë prej orës 08:00 deri më 18:00 nga e hëna deri të premtën, ndërsa në ditën e shtunë, nga ora 10:00 deri në 14:00.

Zgjatja e orarit të punës për periodën prej 22.07.2019 deri më 31.08.2019 do të bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektor që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshe të botës, të cilët kanë të nevojshme rregullimin e dokumenteve.