Lajm i mirë për qytetarët e Prishtinës: Nga nesër mund të bëni teste serologjike në QMF

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga nesër mund të lajmëroheni te mjeku juaj në QMF-të, nëse keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me koronavirusin.

Sipas tij, në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim, atëherë do të bëhet testimi i qytetarëve.

“Nga nesër mund të lajmëroheni te mjeku juaj ne QMF-të tuaja nëse keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me COVID-19, aty do të udhëzoheni për veprimet e mëtutjeshme. Në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim atëherë do të testoheni”, ka thënë Gashi.