Lajm shumë i mirë për studentët e UP-së

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e studentëve të cilët kanë përfituar bursë komunale për studime.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se studentët që janë përfitues të bursës kanë afat prej 10 ditëve pas shpallës së rezultatit që të dërgojnë dokumentet në DKA.

“Drejtoria e Arsimit ka publikuar listën e studentëve përfitues të bursave komunale. Studentët që kanë përfituar bursë komunale duhet që në afat prej 10 ditëve pas shpalljes së rezultateve, të sjellin dokumentet e mëposhtme në DKA në rrugën Andrea Gropa, numër 40”, shkruan Ahmeti./Gazeta inFokus/