Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nëpër Klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme nëpër komunat e Kosovës, janë të hospitalizuar 503 pacientë në total, prej të cilëve të konfirmuar me COVID-19 janë 303 pacientë.

Sipas komunikatës për medie, në QKUK janë duke u trajtuar gjithsej 166 pacientë me COVID-19, prej të cilëve në Klinikën Infektive janë 96 persona, në Klinikën e Pulmologjisë janë 53 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa në Mjekësinë Sportive janë 17 pacientë.

Kurse në spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë gjithsej 137 pacientë me COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së, 6 pacientë janë duke u trajtuar me tubues, 137 me oksigjen dhe 20 me CPAP.

Ndërkaq nëpër spitale rajonale, 2 pacientë janë me tubues, 1 me CPAP dhe 137 me oksigjen. /Telegrafi/